“Shkupi 2014” edhe në Demir Kapi

Demir Kapija, qyteti i vetëm në Maqedoni ku ka mbetje të ndërtimeve të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene të ish Jugosllavisë, ka sipas njqrëve neoklasikë, ndërsa sipas shumë qytetarëve të atjeshëm ndërtesa prej baroku e ndërtuar në stilin e “Shkupit 2014”, në të cilën prej disa kohësh është vendosur Qendra për edukim dhe lidhje të turizimit – “CENET”.

Objekti, sipas planeve të para duhej të ishte me ngjyrë të verdhë, sikur objekti i vjetër në vendin e të cilit është ndërtuar. Objekti i vjetër, i cili deri vitin e kaluar ka qenë i shkretë, por ka pasur simbolika ndërtimore të cilat datojnë që nga periudha e mbretërisë së dikurshme.

Objekti i ri ka fasadë të bardhë dhe është thuajse kopje e të gjitha institucioneve më të mëdha të cilat po i ndërton Qeveria si pjesë e megaprojektit “Shkupi 2014”. Në maje të objektit të “CENET” në Demir Kapi është bërë një kupolë, e njëjtë si mbi ndërtesën e Ministrisë për punë të jashtme. Kuptohet në maje të kupolës është edhe flamuri shtetëror.

Objekti është ndërtuar me para greke, evropiane dhe ato të komunës. Në të mbahen bisedime maqedono-greke për zhvillim të rajonin të Vardarit, në të cilin janë bërë bashkë tetë komuna, degët e Odave ekonomike dhe Shoqatat e qytetarëve nga rajoni.

Misioni i këtij rrjeti është që të forcohet koordinimi i programimit të masave dhe aktiviteteve për përkrahje të sektoritpublik, privat dhe atij joqeveritarë, për zhvillim dhe një ekonomi të fortë dhe konkurrente.

Lajme të ngjashme

Back to top button