Shkëndija e mbushi me gola Turnovën

Shkëndija ka shënuar fitoren e radhës, ndërsa kjo u arrit me nga dy gola të shënuar nga Armend Alimi dhe Demush Imeri dhe një Kirovski. Fitoja 5:2 u shënua ndaj Horizont Turnovës. Rezultatin e hapi i pari Armend Alimi në minutën e 15-të duke shënuar nga 25 metra, ndërsa pas dy minutash mysafirët barazuan në 1:1 me golin e Georgiev.

Në minutën e 30-të Kocovski kaloi në epërsi mysaforët për 1:2, rezultat ky që mbeti deri në fund të pjesës së parë.

Futbollistët e Shkëndijës në pushim shkuan mes fishkëllimave nga tifozët e tyre. Pjesa e dytë u luajt pa gabime të kuqezinjve të cilët shënuan katër gola.

Alimi në minutën e 55-të shënon golin e tij të dytë për barazim të rezultatit 2:2. Në minutën e 62-të rezultati është 3:2 për tetovarët, kurse golin e shënon Demush Imeri nga një largësi prej 16metra, ndërsa në minutën e 80-të realizon golin e dytë të tij dhe të katërtin për Shkëndijën për 4:2. Rezultatin përfundimtar 5:2 e shënoi sulmuesi Kirovski në minutën e 87-të të lojës.

Renova ka pësuar disfatë minimale në udhëtimin në Kratovë ndaj Sileksit, skuadër kjo e cila vazhdon me rezultate pozitive pas rikthimit të tyre në mesin e skuadrave më të mirë në futbollin vendor.

Sileksi shënoi fitore minimale 1:0, edhe atë me golin e realizuar vetëm në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 47-të, kur Tome Janev arriti që të tund rrjetën e Mustafit.

Fitore identike (1:0) shënoi edhe Metalurgu në transfertën ndaj Pelisterit në Manastir, ndërkohë Vardari në ndeshjen e zhvilluar në Shtip mundi Bregallnicën me rezultatin 2:1, duke  iu hakmarrë në këtë mënyrë për barazimin e vitit të kaluar, kur ai barazim “kuqezinjëve” nga Shkupi u kushtoi me mos dalje në Evropë.

Nga takimet tjera, Metalurgu dhe Vardari fitojnë si mysafore kundër Pelisterit, respektivisht Bregallnicës.  / Portalb /

 

Liga e Parë, xhiro e Tretë
Rezultatet:
Sileksi-Renova                  1:0
Shkëndija-H.Turnova    5:2
Pelister-Metalurgu          0:1
Bregallnica-Vardari        1:2

Të shtunën:

Rabotniçki-Teteks          3:1

Tabela: Vardari 9 pikë, Metalurgu 7, Sileksi 7, Shkëndija 6, Renova 4, Bregallnica 3, Pelisteri 3, Rabotniçki 3, Teteks 1 dhe Turnova 0 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button