Trajanov kërkon preventivë ndaj radikalizmit fetar

Kështu kryetari i Lidhjes Demokratike (LD) dhe deputet Pavle Trajanov në bisedën për Press24 paralajmëron për zgjerimin e radikalizmit islam në Ballkan! Sipas tij, Maqedonia, veçmas Ballkani është para një problemi serioz në rrafshin e sigurisë, ku nëse nuk ka preventivë mund të shkaktojë pasoja të dëmshme.

Ai konsideron se në Konferencaën globale ballkanike me pjesëmarrje të BE-së e NATO-s, duhet të definohet strategji për mbrojtje nga fundamentalizmit fetar. Ai ka folur edhe për Marrëveshjen e Ohrit, 13 vjet pas saj, por edhe për rolin e opozitës maqedonase LSDM në mozaikun e sigurisë në Maqedoni. Sipas tij, situatat e krizës nga diapazone më të gjera, janë rezultat i veprimtarive politike. “Partitë apo Organizatat e tyre joqeveritare dhe mediat janë kreatorë të krizave, por kur do të shmangen nga procesi i kontrollimit, atëherë shfaqet pafuqia e tyre, dhe kërkohet ndihmë nga jashtë apo tjera…Krizat e kontrolluara shpeshherë kalojnë në konflikte të hapura.

Marrëveshja e Ohrit ishte bazë për vënien e paqes, por nuk mund të jetë bazë për ndërtimin e shtetit demokratik e qytetar. Favorizimi i të drejtave të kolektiviteteve na mbyll në geto etnike dhe i rrit ndasitë”, ka thënë ish ministri Brendshëm, Pavle Trajanov. Sa është sot larg Maqedonia nga 2001-shi? “2001-ta është pas nesh. Konflikti na ktheu 20 vjet prapa. Fanatizmi dhe ekstremizmi janë sfidat me të cilat do të përballemi, por nuk duhet të kemi frikë, pasi problemet nevojitet që hapur t’i negociojmë përmes dialogut dhe t’i zgjidhim ata. Konflikt i armatosur do ishte i kobshëm për të gjithë ne”, ka thënë Trajanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button