Stacioni i autobusave përkohësisht tek ish “Rekord”-i

Ekipet e Qytetit të Shkupit sot do të fillojnë punime ndërtimore për rikonstruksion të korsisë së fundit të komunikacionit në rrugën “Dimitrija Çupovski” para stacionit të autobusave përballë Teatrit për fëmijë dhe të rinj. Korsia e komunikacionit do të rikonstruktohet në gjatësi prej 60 metrash, para dhe pas stacionit të autobusave.

Gjatë rikonstruksionit stacion i përkohshëm I autobusave do të jetë stacioni i vjetër “Rekord”, gjegjësisht para semaforëve në udhëkryqin midis rrugëve “Dimitrija Çupovski” dhe “Maqedonia”.

Në ripërtërirjen e korsisë do të punojnë ekipe të kompanisë ndërtimore “Beton” sh.a., ndërsa Qyteti I Shkupit për këtë intervenim do të shpenzojë rreth një milion denarë. Do të gërryhet asfalti i vjetër i thellë dhe i dëmtuar dhe do të vendosen tre shtresa asfalti.

Qyteti i Shkupit apelon deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i përmbahen regjimit të vendosur të përkohshëm, ta respektojnë  sinjalizimin e vendosur në komunikacion dhe ta aftësojnë shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve varësisht nga kushtet në rrugë.

Lajme të ngjashme

Back to top button