UEJL hap dyert për gjeneratën e re të dijes

Të hënën (18 gusht 2014), fillon zyrtarisht regjistrimi I studentëve të rinj në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe Shkup, që do të zgjasë deri më 29 gusht. Vlen të theksohet se ende pa filluar afati i regjistrimit vërehet një interesim i theksuar nga kandidatët, që dëshirojnë  të fitojnë statusin e studentit në këtë universitet.

“Aplikimet për studime në UEJL, që tani po japin rezultatet e pritura dhe po kështu presim një interesim të theksuar të ketë edhe në afatin e parë, i cili  tashmë është shpallur. Gjithashtu, me rëndësi është fakti se gjeneratat e reja gjithnjë e më shumë po arrijnë ta identifikojnë UEJL-në si universitetin e së ardhmes, ndërsa tregu i punës qartë po bën dallimin mes diplomave dhe dijeve dhe kompetencave të matshme, ku universiteti ynë tanimë po dëshmohet për standarde të barasvlershme me ato më të avancuarat ndërkombëtarisht”, ka theksuar rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika.

Këtë vit akademik, Universiteti i Evropës Juglindore, në të dy kampuset në Tetovë dhe Shkup,  ofron 17 programe deridiplomike, 34 programe të ciklit të dytë apo master sipas modelit 3 plus 2 dhe modelit 4 plus 1 dhe katër programe studimore online, në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në pesë fakultete, edhe atë Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë, Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike, dhe Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit.

Në vitin e ri akademik në UEJL, pritet të regjistrohen rreth 1300 studentë, numër ky i përcaktuar në relacion me kuadrin që ofron universiteti, në pajtim me standardet ndërkombëtare për raportin student-profesor.

UEJL, këtë vit ndan rreth 162 bursa, që ndahen mbi bazën e kritereve të caktuara. Bursa për studentët edhe këtë vit ndahen nga fondacionet ndërkombëtare – HESP dhe komuniteti i biznesit, kurse bankat më të njohura në vend iu mundësojnë studentëve kredi studentore.

UEJL regjistrimi

Lajme të ngjashme

Back to top button