Jusuf Gërvalla kërkoi strehim në Shqipëri

Patrioti i shquar shqiptar, Jusuf Gërvalla, i vrarë në janar të vitit 1982, duket se kishte krijuar disa raporte me Shtetin Shqiptar të asaj kohe gjatë periudhës sa gjendej i strehuar në Gjermani. Gërvalla, ashtu sikurse patriotët tjerë shqiptarë, çmonte diktatorin Enver Hoxha. Këtë e bënte si duket për shkak të mungesës së informacioneve që kishin, për atë se çfarë shtypje po i bënte Hoxha popullit të tij.

“I dashur shoku Enver! Ne shqiptarët e shkëputur nga atdheu i lirë dhe të mbërthyer me dhunë brenda kufijve politikë të Jugosllavisë, ndjekim me krenari çdo hap të Shqipërisë mëmë me përforcimin dhe përparimit të atdheut”, shkruante Gërvalla. E për çfarë tjetër do të mund ta çmonte Hoxhën, një njëri që tërë jetën e tij ia ka kushtuar lirisë nga shtypja.

Një njohës i mirë i Gërvallës, mik i tij i afërt gjatë kohës që i ndjeri ka jetuar në Kosovë, Skënder Blakaj, thotë se kjo letër u shkrua për shkaqe krejt tjera, nga ato që ne mendojmë sot.

“Dikush po i keqpërdor këto letra të Jusuf Gërvallës. Por nuk po duan me kuptua në çfarë rrethana i ka shkruar ai ato”, deklaron Blakaj. Gjatë përurimit të librit “Shtëpia në rrugë”, e autorit, vëllait më të vogël të Jusufit, Avdyl Gërvalla, Blakaj deklaron se i ndjeri ka kërkuar disa herë që ta vizitoj Shqipërinë, por një gjë e tillë nuk i është pranuar. E kur i Gërvalla ka ikur në mërgim, nuk është pritur mirë nga shqiptarët, madje prej tyre ka pas edhe përfaqësues të Republikës Popullore të Shqipërisë që i kanë bërë presion të madh atij.

“Jusuf Gërvalla i shkroi Enver Hoxhës, sepse problemi kryesor ishte ndërmjet enveristëve të djegur në perëndim nga të cilët ishte i kërcënuar dhe në fund ne nuk e dimë sa është e madhe pjesëmarrja e Tiranës në likuidimin e atyre djemve. Ka sinjale për këtë. Prandaj e bëri që të mbrohej nga këta vërsulës. Unë njoh dy dëshmitar në një grindje të jashtëzakonshme, përfaqësuesi i Shqipërisë në ambasadën e Vjenës dhe një tjetër i njohur si patriot, me grindje të tillë e presion të jashtëzakonshëm ndaj Jusuf Gërvallës. E kush mund të ishte ai që do ta mbronte Jusufin nga këta, pos Enver Hoxhës. Ai nuk mund t’i thoshte Hoxhës se demokracia është sistemi më i mirë. Ai shkroi atë letër si kërkesë për strehimin e tij”, ka shtuar Blakaj. Ai shton për Gërvallën se ka qenë njëri i kulturës e politikës, shkrimtar, publicist e kantautor. Blakaj rrëfen kohën kur me veturën e tij është nisur së bashku me Jusuf Gërvallën për të ikur në Gjermani.

“Jusufi kujtonte dialogjet e Platonit për Sokratin dhe tha: ‘Unë di shumë dhe nuk do ta që të zhburrnohem nga torturat në burg. Më mirë të më vrasin diku’. Kur Sokrati kishte ikur nga një betejë, ishte pyetur si mund të të ndodhë ty një gjë e tillë, vazhdon Blakaj, ‘Po largohem se do të bëjë ndonjë betejë tjetër për Greqinë’”, ishte përgjigjur Sokrati, citon Blakaj. E fjalë të njëjta i kishte lënë edhe Gërvalla për Kosovën./Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button