2po2 dhe Capital T lansojnë ‘bombën’!

E kjo verë nuk mund të ishte interesante pa 2po2 dhe Capital T. Dy reperët më të sukseshëm kanë publikuar videoklipin e ri që titullohet ‘Posh’.

Pas suksesit me këngën “Facedown”, 2po2 vendosi përsëri që bashkë me nipin, Capital T të sjellin bombën e kësaj vere.

Kënga ka një tematikë ku trajtohen femrat që kërkojnë jetë luksoze dhe që bëjnë jetë duke u varur nga të ashtuquajturit “sponsorët”, dhe është Besniku që në repturën e tij tregohet fatal duke treguar nivel shumë të lartë të tekstshkrimit.

Muzikën e kësaj këngë e ka bërë Mixey, ndërsa videon e ka realizuar ProVideo./ Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button