Juventusi me vështirësi mposhtë Veronën

Pas dy barazimeve rresht kundër Interit në Serie A dhe Copenhagen në Champions League, Juve është rikthyer me fitore duke mposhtur Veronën me rezultat 2-1 në kuadër të javës së katërt në kampionatin Italian.

Takimi i përket në total Zonjës së Vjetër, e cila dominoi në tërësi në këtë takim. Sidoqoftë, befasitë ndodhin në futboll dhe ishte Verona ajo e cila heshti të gjithë të pranishmit në Juventus Stadium, ku me anë të Cacciatore shënon për 1-0 në minutën e 37?.

Bianconerët kundërpërgjigjen menjëherë me dy gola të shpejtë, fillimisht përmes Tevezit në minutën e 40? dhe me Llorenten pas 5? minutave duke realizuar dy herë.

Në pjesën e dytë luajti vetëm ekipi i Contes, ndërsa mysafirët nuk treguan pothuajse asgjë në 45? minutëshin e dytë. Në fund, Juventus 2-1 Verona.

Ekipi nga Torino pozicionohet në vendin e 3 me 10 pikë në total, ndërsa Verona në të 9-tin me 6 pikë të mbledhura.

Lajme të ngjashme

Back to top button