Forca në turneun e fuqishëm në Turqi

Klubi i karatesë “Forca” po vazhdon me paraqitjet e saja ndërkombëtare, kurse gara e ardhshme e shkupjanëve do të jetë në Erzurun të Turqisë, aktivitet ky që do të zhvillohet në këtë fundjavë.

Trajneri Muharem Imeri tanimë gjendet në Turqi së bashku me katër garuesit e tij: nënkampioni ballkanik Abdurahim Idrizi si dhe Usame Bajrami, Erkan Lusjani dhe Verona Ajdini. “Turqit na kanë ftuar para 2 muajve që të jemi pjesë e këtij evenimenti ku do marrin pjesë mbi 2500 garues. Ky numër i madh flet se do të ketë konkurrencë të madhe andaj ne jemi të përgatitur që ti bëjmë ballë karateistëve nga e gjithë bota me kualitetin tonë. Shpresoj se do të kthehemi me disa medalje”, tha Imeri.

Lajme të ngjashme

Back to top button