Afërdita Dreshaj, fanse e Elitës 5

Këngëtarja bukuroshe Afërdita Dreshaj duket se është fanse e madhe e rok bendit Elita 5. Këtë gjë ajo e ka konfirmuar përmes një postimi në ‘Twitter’ ku ka postuar një pjesë të këngës ‘Më Fal’ që e këndon ky bend.

“Nëse fjalët s’kanë kuptim më e mirë është heshtja” kishte shkruar këngëtarja. Afërdita në muajin korrik ka publikuar këngën e saj me të re që quhet ‘Mos rri larg’ dhe që nga lansimi në ‘Youtube’ kjo këngë ka marrë rreth 300 mijë shikime dhe ky është një sukses për këngëtaren sepse duke marrë parasysh faktin se në këngët e mëparshme ajo ka shumë më pak shikime, projekti i fundit dhe kënga e viti të kaluar në bashkëpunim me Lumi B tregojnë se Afërdita ka filluar që të vlerësohet si këngëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button