“Maqedonia Pozitive”, e gatshme për zgjedhje

Aleanca qytetare “Maqedonia Pozitive”, ka hapur zyrën e saj të parë, duke bërë të njohur njëkohësisht edhe qëndrimin e saj për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni.

“Zgjedhje duhet të ketë, për shkak se forcat në Parlament tregojnë se diçka në shtet nuk shkon. Nuk jemi as të djathtë as të majtë, por jemi të qendrës”, ka deklaruar njëri ndër themeluesit e aleancës qytetare “Maqedonia pozitive”, Vllado Buçkovski.

Kuvendi Themelues i aleancës qytetare, “Maqedonia Pozitive”, do të bëhet më 28 dhjetor, deri atëherë kjo aleancë do të hap edhe dhjetë zyra nëpër qytete të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button