Eliminohet Durguti nga serbi Millojeviç

Tenisti shqiptarë Besir Durguti ka pësuar disfatë, në rundin e dytë të garave të tenisit në turneun “Future” që po zhvillohet në Ankara të Turqisë, për çmimin në vlerë prej 10.000 dollarë.
Pas fitores me rezultat 2:1 ndaj belgut, Olaf DE ËEERDT, ishte bartësi i këtij turneu, serbi Nikolla Millojeviç që e ka mundur Besirin me rezultat 2:0 (6-3 dhe 6-1).
“Ishte një garë shumë e fortë dhe më duhet të pranoj se tenisti serb ishte kundërshtarë me shumë përvojë dhe arriti që të kryeson dhe ta ruaj epërsinë gjatë gjithë garës. Shpresoj që të vazhdojë me paraqitje të mira edhe në turne të tjera dhe të fitojë edhe pikë të tjera në ATP listën”, ka thënë Durguti. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button