Dënohet dhunuesi i Genta Ismajlit

Genta Ismajli ka qenë pre e dhunës së një personi në Gjakovë, e për këtë gjë ajo ka bërë edhe padi në polici. Pas një viti gjykata ka marrë një vendim, i cili e dënon agresorin me vetëm 400 euro gjobë.

Ndërkohë mësohet se incidenti ka ndodhur pas një koncerti, kur Genta i ka kërkuar këtij personi që ta shoqëronte për në qendër të qytetit për t’ua shamngur simaptizantëve.

Pikërisht në këtë moment të kërkimit të shkëputjes nga turma, pesoni me emrin Liridon e ka nxjerrë Gentën nga makina dhe e ka sulmuar atë, në fytyrë dhe në syrin e majtë. Këngëtarja ka bërë kallëzim penal dhe tashmë është dhënë vendimi i gjykatës, transmeton shqiptarja.

Nuk e dimë sa e kënaqur do jetë Genta me këtë dëmshpërblim, ndërsa vlen për tu theksuar se qëllon rrallë që këngëtaret të çojnë në polici denoncime të tilla për dhunë ndaj tyre. Urojmë që pse jo Genta të bëhet shembull për raste të tjera të denoncimit të dhunës!

Lajme të ngjashme

Back to top button