‘Luv Luv’ arrin në 3 milionë shikime

Kënga ‘Luv Luv’ të cilën Mc. Kresha e kishte lansuar në ‘Youtube’ në mesin e muajit maj, ka arritur t’i grumbullojë mbi 3 milionë shikime. Përmes një foto në ‘Instagram’ Mc.Kresha ka falëmnderuar të gjithë fansat e tij që e kanë mbështetur atë në arritjen e këtij suksesi.

“Falemnderit për 3M (million), një falënderim i veçantë shkon për ata që mundësuan arritjen e një suksesi të tillë” shkruan në shkrimin që e kishte vendosur poshtë fotografisë.

Kresha po shijon edhe një tjetër sukses në karrierën e tij, albumi i tij po blihet mjaftë shumë kurse kënga në bashkëpunim me Noizyn, Lumi B, Varrosin dhe Lil Kolin tashmë ka arritur rreth 500 mijë shikime.

Lajme të ngjashme

Back to top button