Avioni i së ardhmes pa dritare, duket si transparent

Quhet IXION dhe është projekti i një modeli aeroplani të zhvilluar nga francezët e “Technicon Design”, kompani e cila fitoi edicionin e fundit të International Yacht & Aviation Awards 2014 e zhvilluar në Londër, në kategorinë Exterior Design Concept.

Bëhet fjalë për një avion pa dritare, por me telekamera të cilat thithin në kohë reale imazhet e jashtme në 360° për ta transmetuar në brendësi të tij, duke u krijuar idenë pasagjerave sikur udhëtojnë në një kabinë transparente.

Pjesët anësore dhe dyshemeja e avionit janë me efekte, të cilat pasqyrojnë imazhet e vendeve sipër të cilave fluturon avioni.

Lajme të ngjashme

Back to top button