Shkupi vazhdon stërvitjet, kthehet Maznov

Skuadra e Shkupit pas fitores ndaj Dritës, në kuadër të javës së parë në Ligën e Dytë të Maqedonisë në futboll, nga dita e hënë ka vazhduar me stërvitjet intensive, ku po përgatitet në maksimum për ndeshjen e radhës në kampionat, që të shtunën luan si mysafire kundër ekipit Euromilk.

Nga e marta stërvitjeve i është bashkangjitur edhe sulmuesi Goran Maznov, i cili në ndeshjen miqësore ndaj Tiranës pësoi dëmtim dhe që e la jashtë fushës së gjelbër për dy javë.

Pas kontrolleve të nënshtruar, Maznov ka marr dritën jeshile që të vazhdojë me përgatitjet. Rikthimi i Maznovit për ekipin e Shkupit do të jetë një armë plus në repartin e sulmit.

“Jam i lumtur që u riktheva të stërvitje me ekipin. Shpresoj se sa më shpejtë të rikuperohem plotësisht dhe të jem në gjendje të mirë, që të ndihmojë skuadrën në ndeshjet e ardhshme të kampionatit”, tha Maznov.

Skuadra e FC Shkupit të shtunën do të luaj takimin e radhës, ku do të jetë mysafire e Euromilkut, mirëpo ende nuk është konfirmuar pjesëmarrja e Goran Maznovit në këtë përballje.

“Me rëndësi është që unë u jam kthyer stërvitjeve dhe deri më tani nuk e di nëse do të jem i gatshëm për ndeshjen që do ta luajmë si mysafire e Euromilkut. Së bashku me stafin e trajnerëve dhe mjekët të përcjellim situatën e përmirësimit të gjendjes sime dhe qysh atëherë do të mësoj nëse do të jem i gatshëm për lojë”, tha Maznov.

FC Shkupi e ka filluar mirë sezonin, duke e fituar ndeshjen e parë kundër një skuadre pretenduese siq është Drita e Bogovinës, ndërsa tani më ekipi është përqëndruar në duelin e radhës. / fcshkupi/

Lajme të ngjashme

Back to top button