Tetovë, grushton gruan e tij dhe më pas sulmon policin
Në tentim për të ikur me djalin e saj jashtë vendit, një grua nga Tetova është sulmuar nga burri i saj me grushta dhe iu ka kërcënuar me armë zjarri.
A.N(48) e kishte sulmuar gruan e tij me grushta, ajo e ka lajmëruar në polici dhe kur kanë ardhur policët dhunuesi ka tentuar që ta sulmojë edhe policin, dhe më pas është arrestuar nga policia.
MPB- Tetovë ka ngritur shkallëzim penal kundër A.N (48) nga Tetova, për dhunë familjare dhe sulm ndaj një zyrtari policor.