Skivi: Buzëqeshja, injorimi për ‘hejterat’

Nga të gjithë artisët, reperët janë ata të cilët për shkak të zhanrit të muzikës dhe teksteve të tyre kanë më së shumti ‘hejtera’. Edhe reperi kosovar Skivi, që është pjesë e labelit ‘BabaStar’ duke se ka shumë njerëz të tillë që nuk e pëlqejnë mirëpo ai ka gjetur formën se si t’i injorojë ata.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Skivi thotë se buzëqeshja është arma më e mirë për t’i rrëzuar të gjithë ata që nuk të duan. “Injoranca më e madhe për një hejter është buzëqeshja… kështu që vetëm buzëqeshni” ka shkruar ai.

Përveç këtij postimi në ‘Twitter’, Skivi ka postuar një fotografi në ‘Instagram’ ku shihet së bashku me AgonAmiga dhe nën foto ka vendosur shkrimin e njëjtë. Skivi kohëve të fundit po merret më mbrëmje muzikore kurse ditën po e shfrytëzon për të bërë plazh.

Lajme të ngjashme

Back to top button