Digjet një shtëpi në Tetovë

Mbrëmë pas mesnate rreth orës 1 është djegur një shtëpi e pronarit me emrin Shaban në lagjen “Cetinsk” të Tetovës, intervenimi i shpejtë zjarrfiksëve kanë neutralizuar zjarrin me sukses që ai mos të përhapet edhe në shtëpi tjera.

Dëshmitarët okular bëjnë të ditur se mbrëmë gjithë banorët e lagjes kanë përjetuar një tmerr për shkak të frikës të përhapjes së zjarrit tek shtëpitë që gjenden në lagjen “Cetinks”.

Ekipi i zjarrfikësve ka intervenuar me kohë dhe shpejt duke neutralizuar zjarrin nga përhapja e tij e cila rrezikonte gjithë banorët e lagjes. Poashtu në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe ndihma e shpejtë dhe ekipet e EVN-së të cilët ishin në gatishmëri për të ofruar ndihmë.

Nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit dhe se policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button