Pushimet e verës, Bamir Topi zgjedh Korfuzin

Kryetari i FRD-së, ish-Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi ka vendosur të pushojë këtë vit në Korfuz të Greqisë, një vend shumë pranë Shqipërisë.

Në një foto, e cila është bërë pikërisht në Korfuz, në vendin e quajtur Kanoni, ai ka dalë së bashku me një prej bashkëpunëtorëve të tij, Andi Seferin, që drejton në FRD Departamentin e Politikave të Administratës Publike, të Decentralizimit dhe Pushtetit Vendor.

Ky është një vend piktoresk, me plot taverna e lokale, dhe pas shpinës së ishpresidentit duket edhe një ishull. Topi ka vendosur të pushojë pak ditë, pas dasmës së vajzës së tij të madhe, që në fakt ishte lajmi më i bujshëm dy fundjava më parë./Gazeta Shqiptare

Lajme të ngjashme

Back to top button