Berisha pret sezon të madh me Lazion

Sezoni i ri në Serie A, pritet të fillojë me 31 gusht, kurse skuadra e portierit prishtinas Etrit Berisha, ka filluar përgatitjet për sezonin e ri. Pas një paraqitje fantastike sezonin e kaluar me kryeqytetasit Berisha, pritet të nis sezonin e ri me ndeshjen ndaj Milanit. Ai gjatë fazës përgatitore pësoi një lëndim i cili e la jashtë fushave për rreth dy javë.

Por, portieri i Kombëtares Shqiptare, është rikthyer duke u paraqitur në ndeshjen miqësore ndaj Hamburgut. Ish-portieri i Kalmarit, në një prononcim për Arenën, tha se ka filluar përgatitjet dhe është duke u ndjerë mjaft mirë. “Përgatitjet janë duke shkuar jashtëzakonisht mirë. Para dy jave kisha një lëndim, ndërsa tani jam kthyer dhe jam duke stërvitur 100%. Kam zhvilluar ndeshjen e parë në fazën përgatitore ndaj Hamburgut, dhe jam i kënaqur me paraqitjen time dhe të skuadrës pasi ishte një kohë e gjatë që nuk isha paraqitur në një ndeshje”, u shpreh fillimisht Berisha, për Arenën.

Ndryshe ‘Titi’ thotë se është duke u përgatitur maksimalisht për sezoni e ri. “Jam duke u munduar maksimalisht të arrijë maksimum tim të ushtroj për t’u përgatitur sa më mirë për fillimin e kampionatit që do të jetë pas një kohe të shkurtër”, theksoi ish-portieri i 2 Korrikut./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button