Kosovë, s’ka pagesë rrugore në autostradë

Ndonëse paralajmërimi për pagesë rrugore po përcjell udhëtarët përgjatë gjithë “Rrugës së Kombit” Prishtinë-Morinë, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës thonë se akoma nuk do të taksohen qytetarët që shfrytëzojnë këtë autostradë, shkruan sot Koha Ditore.

Lah Nitaj, këshilltar politik i ministrit të Infrastrukturës, Fehmi Mujota, ka thënë se pllakatet me mbishkrimet “Pagesë rrugore”, kanë qenë të mbuluara dhe së fundi ajo mbulesë prej ngjitësi “ka rënë vetvetiu”.

“Akoma nuk është caktuar diçka e tillë lidhur me pagesën. Nuk do të ketë pagesë edhe për një kohë”, ka thënë ai.

Nitaj nuk e di se kur do të taksohen qytetarët që kalojnë nëpërmjet autostradës, çfarë tarifash do të paguajnë dhe në sa pika do të bëjnë pagesa. Megjithatë thotë se Ministria e Infrastrukturës është interesuar për praktikat në rajon dhe Evropë sa i përket mënyrës se si do të realizohen pagesat në të ardhmen. /Koha Ditore/Koha.net/

Lajme të ngjashme

Back to top button