Vesa reklamon projektin ‘Shkupi 2014’, frustrohen fansat (Video)

Vetëm pak ditë pas lansimit të videokëngës së saj të fundit “I ndaluar”, këngëtarja Vesa Luma është duke u përballur me kritika të shumta nga ana e publikut.

E veçanta e kësaj videoje dhe tematika që nuk është trajtuar ndonjëherë në këngët shqiptare janë paraqitja e dy vajzave në video, duke përkrahur kështu dashurinë mes gjinisë së njëjtë, temë kjo e cila ende mbetet tabu në vendin tonë, transmeton tribuna.

Por kjo nuk është arsyeja e vetme pse këngëtarja ka “quar” pluhur me videon e saj. “I ndaluar”, i cili është realizuar nga produksioni “Alexander” dhe xhiruar në qytetin e Shkupit, del të ketë prekur rëndë shqiptarët e Maqedonisë të cilët përmes rrjeteve sociale janë duke reaguar kundër kësaj video.

Pamjet e realizuara në qytetin e Shkupit nuk i kanë nderuar aspak, përkundrazi sipas tyre janë shumë ofenduese për shqiptarët atje pasi reklamon projektin anti-shqiptar “Shkupi 2014”.

Ende nuk dihet se si ka përfunduar deri te realizimi i këtyre pamjeve, pasi ende nuk ka ndonjë reagim nga ana e këngëtares, e cila nuk do të duhej shumë mend për të kuptuar ndikimin e keq që mund të sillte te shqiptarët e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button