Ku u zhduk “lideri i opozitës”?

Ditë më parë në një intervistë timen thash që problemi kryesor i shqiptarëve në Maqedoni është mungesa e një opozitë të mirëfilltë dhe në radhë të parë të sinqertë.Shumë lexues, madje edhe miq të mi të afërt më thanë se kam gabuar sepse dikush i ka mar ato fjalë si amnisti për partin shqiptare në pushtet. Të them të drejtën do të isha më i gëzuar sikur kështu të ishte, por ja që fatkeqësisht vlerësimi im po del i saktë. Kisha të drejtë kur thash se BDI e ka shumë të lehtë që të bëjë pazare politike në kurriz të shqiptarëve sepse pas shpine nuk ka një opozitë që “do t’ja nxirte sytë” për çdo gabim.

Të gjithë ata që më kritikuan në konstatimet e mia, unë i pyes sot publikisht. Ku është ai që deri dje me gojën plotë thoshte se populli i ka dhënë verdiktin si “lider i vetëm i opozitës shqiptare” në Maqedoni. Protesta gjithandej, dënime dragonike për shqiptarët nga një Qeveri totalitariste etnocentrike dhe monoetnike ortodokse. Ku është ky lider i opozitës shqiptare që të akuzojë në rëdhë të parë diktatorin i cili po godet pa mëshirshëm shqiptarët. Ku është ai dhe deputetët e tij të cilët protestonin deri dje me nga një orë pauzë në Parlament për gjuhën shqipe, ndërsa sot se mbajnë as edhe një minut pres konferencë për të dënuar presionin që ju bëhet shqiptarëve dhe ekonomisë së tyre.

Ku është lideri i opozitës shqiptare që të paktën të akuzojë partinë shqiptare e cila nuk arin ti mbrojë shqiptarët edhe me ato 150 mijë vota që i mori në zgjedhjet e fundit. Dhe pse jo, ku është lideri i opozitës që edhe të protestojë siç bëjnë opozitarët gjithkund në botë. Hidhni një sy Shqipërisë, opozita e dikurshme atje fitoi zgjedhjet duke mos patur mëshirë as edhe për një gabim më të vogël të pushtetit, ndërsa pushteti i atëhershem dhe opozita e sotme, Partia Demokratike e Shqipërisë nuk pret Qeverinë aktuale që të arrijë as në gjysmën e mandatit, por doli menjëherë në protesta. E gjithë bota vlon, gjithkund partitë opozitare janë ngritur në këmbë, ndërsa vetëm tek ne ka muaj që lideri i opozitës nuk thotë asnjë fjalë. Nuk mund të them që fshihet nga opinioni, sepse ditëve të fundit e pamë atë nëpër portale duke peshkuar dhe relaksuar në natyrë. Gënjen veten shumë nëse mendon se me atë cinizëm dhe ironi “dënon” shqiptarët të cilët u mashtruan dhe votuan BDI-në.Le ti shërbejnë këto fjalë si një shembull se as ai nuk do të amnistohet nga dënimi të cilin shqiptarët veçmë kanë filluar t’ia japin kësaj garniture politike. Do të jetë rasti i parë ku bashkë me pushtetin do të dënohet edhe opozita. Të paktën kështu do të tingëllojë për ata që duan ti lexojnë gjërat zyrtarisht edhe pse për mendimin tim ai do të jetë dënim për pushtetin, sepse e thash edhe herën e kaluar, shqiptarët nuk kanë opozitë, por kanë dy parti që janë bashkë me liderin e pushtetit aktual diktatorial.

(Autori Jeton dhe vepron në Zvciër)

Lajme të ngjashme

Back to top button