Çun Lajçi, ngadal he burrë! A harove çfarë bëri Kumanova?

Me gjithë respektin për veprimtarinë dhe kontributin tuaj artistik, emrin e lartë që keni, ju lutem që mos e njellosni këtë emër me këtë gabim fatal qe po bëni. E kuptoj metaforën dhe simbolikën, por vargjet e juaja janë pak sa të ekzagjeruara dhe kalojnë edhe kufijtë e metaforës. Nuk mund të thuash se Kumanova nuk ka derdhur gjak për Kosovë, pasi Ismet Jashari e shumë të tjerë që kanë pasur fatin e kanë mbetur gjallë kanë ardhë për të derdhur gjak në Kosovë. Nuk duhet ti permendim sepse i bëmë si vellau për vellaun, por ndaj vargjeve tua patjetër duhet të rikujtoj se edhe në 99-tën ne nuk tradhëtuam Kosovën e kosovarët as me luftë e as me vatan e bukë e krypë e zemër për ato nëna e femijë që nuk ishin për luftë. I perqafuam si nënat, motrat e fëmijet tanë. Kumanova në vitin 2001 është e vertetë se është ndihmuar shumë nga vellezërit nga Kosova. Po, erdhën vellezërit nga Kosova dhe ne nuk i shitëm, as si tradhëtuam e as si shkelëm në Besë. Ne i ftuam, i pritëm dhe bashkë luftuam. Por, bac! Kujdes, kësaj radhe as nuk i ftuam e as nuk i tradhëtuam. Edhe vetë familjarët e trimave nga Kosova të vrarë në kumanovë, edhe të gjithë e thonë se ata i mashtroi dikush qysh kur i ftoi. Më pas dihet që dikush edhe i tradhëtoi. Edhe sikur ai dikush ose ata dikush (2-3) persona të kënë qene nga Kumanova, nuk mund akuzat ti lëshosh Kumanovës. Sepse ata nëse i kanë ftuar nuk i kane ftuar për Kumanove, por për interesat dhe marëveshjet e tyre të flliqura personale, për të cilat sot deshmojnë edhe vetë disa ushtarë që kanë qenë në atë grup, edhe familjarët por edhe të tjerë. Nëse vertetë doni të kerkoni ndonjë tradhëtarë, ndonjë fajtor qoftë për atë se kush i ftoi qoftë për atë se kush i tradhëtoi, gjeni individë o në mesin e njerëzve të thjeshtë e vecanerisht në mesin e politikanëve. Fundja, nëse keni guxim disa nga ato fjalë dedikojani Ahmetit dhe Thacit. Por, jo Kumanovës, sepse Kumanova e dëshmoi vetën dhe do ta deshmoje. Fundja, Kumanova pësoi ngjashëm, ndoshta me pak. E kush e tradhetoi këtu Kumanovën dhe kumanovarët? Çun Lajçi, për disa gjëra nuk mund të bëjmë aq lehtë spektakël e vepra artistike. Urgjentisht përmirësoje gabimin, sepse po i rrotullohen eshtrat në varr Ismet Jasharit Kumanovës, po edhe vetë atyre trimave që ranë në Kumanove e ne Kosovë e në gjitha trojet shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button