Berisha pushime me familjen në Gjirin e Lalzit

Ish-kryeministri Sali Berisha po kalon fundjavën në Gjirin e Lalzit, vilën e së bijës, Argita Malltezi, të cilën vetëm pak muaj më parë e mohoi që e kishte.

Vetë Berisha në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ka deklaruar se është duke pushuar me nipin e tij Artin në Lalz:

“Relaks në Lalz me Artin, më të voglin”, ka shkruar ai në albumin e fotove.

Në foto duket Berisha me nipin e tij dhe bashkëshorten Liri Berisha, që po pushojnë në vilën e Argita Malltezit.

Bëhet fjalë për vilën të cilën Berisha vetëm pak muaj më parë e mohonte që e kishte e bija, pas akuzave të deputetit socialist, Taulant Balla.

Më herët Berisha e ka quajtur një mashtrim akuzën e deputetit socialist Taulant Balla për shtesën e një kati të një vile në Gjirin e Lalzit, për të cilën Balla tha se është në pronësi të Argitës.

Ajo është vila më e madhe në atë zonë, e vetmja që ka tre kate, nga dy kate që është norma e lejuar në planin e studimit urbanistik.

Me sa duket mania për të qenë prezent kudo edhe nëpërmjet Facebook-ut, e ka ‘tradhtuar’ këtë herë ish-kryeministrin, i cili pas fotove do të ketë të vështirë ta mohojë këtë gjë përsëri./SH

Lajme të ngjashme

Back to top button