Gaza: Armëpushim i ri 72 orësh

Izraeli dhe Hamasi pranuan një tjetër armëpushim 72-orësh të propozuar nga Egjipti gjatë ditës së diel. 

Armëpushimi 3-ditorë do të fillojë në 21:00 me orën lokale, duke i hapur rrugën bisedimeve të reja për dhënien fund të konfliktit të përgjakshëm.

Bisedimet në Kajro u tensionuan gjatë se dielës, pasi negociatorët palestinezë thanë se do të braktisin bisedimet nëse Izraeli nuk merr pjesë pa kushte. Ndërsa përfaqësuesit e Izraelit thanë se nuk mund të ketë negociata ‘nën zjarr’, duke paralajmëruar se fushata ushtarake do të kërkojë kohë. Një zëdhënës i lëvizjes militante palestineze të Hamasit tha për AFP se përgjigja ndaj propozimit të ri të Egjiptit do të varet nga serioziteti i Izraelit.

Presidenti Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se operacionet do të vazhdojnë. “E kam thënë që në fillim që operacionin ndaj militantëve të Hamasit do të marr kohë, deri në arritjen e një qëndrueshmërie të nevojshme, tha Netanyahu. 

Lajme të ngjashme

Back to top button