Erdogani shpall fitoren

Janë mbyllur vendvotimet në zgjedhjet e para direkte presidenciale në Turqi. Për herë të parë Turqia e zgjodhi me votë direkte presidentin e vendit. Nga 99% të votave të numëruara, të dhënat pre eleminare flasin për fitoren e Rexhep Tajip Erdogan, me 52.1% të votave dhe se vendi nuk ka nevojë të shkojë në raundin e dytë zgjedhor.

Rivalë të tij në këto zgjedhje ishin: Ekmeleddin Ihsanoglu, i cili grumbulloi 38.9% të votave si kandidat i përbashkët i partive kryesore të opozitës në parlament, si dhe Selahattin Demirtas, me kombësi kurde, që e udhëheq Partinë Demokratike Popullore të krahut të majtë që arriti të grumbullojë 9.0 % të votave nga 99% të votave të numëruara.

Erdogan ka mbajtur fjalimin e parë si fitues i këtyre zgjedhjeve dhe ka falënderuar popullin turk për besimin. Ai është presidenti i 12’të i Turqisë dhe i pari i zgjedhur nga vota e popullit.

Lajme të ngjashme

Back to top button