Rritet numri i veprave penale për dhunën në familje

Për 16,1 për qind është rritur numri i veprave penale për dhunën në familje në pjesën e parë të vitit, në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Rritje prej 3,4 për qind shënojnë edhe ankesat për dhunën në familje.

Shkeljet e kryera midis anëtarëve të familjes janë ulur për 46,2 për qind, si rezultat i trajtimit përkatës të dhunës në familje nga ana e policisë, gjegjësisht sanksionim penal. Këto janë pjesë e konstatimeve të Ministrisë së Punëve të brendshme nga aktivitetet e ndërmarra në lidhje me dhunën në familje.

“Në pjesën e parë, në rajonin e Republikës së Maqedonisë janë regjistruar 389 vepra të kryera të cilat kanë ndodhur gjatë dhunës në familje, që paraqet rritje prej 16,1 për qind në krahasim të periudhës së njëjtë kur janë regjistruar 335 vepra penale. Për dallim nga veprat penale, shkeljet gjatë pjesës së parë të vitit shënojnë ulje prej 46,2 për qind, gjegjësisht janë regjistruar 152 (283) shkelje, të kryera midis anëtarëve të familjes së ngushtë”, kumtoi MPB.

Sipas MPB-së, shkalla e dhunës në familje është më e lartë në rajonin SPB Manastir dhe SPB Shtip ndërsa më e ulët në rajonin e SPB Tetovë dhe SPB Shkup. Zvogëlim të tri parametrave të veprave penale, shkeljeve dhe ankesave është regjistruar në SPB Ohër dhe SPB Kumanovë.

Rritja, sipas policisë, është rezultat i rritjes së veprave penale, e cila është më evidente në SPB Tetovë për 93 për qind, në SPB Shtip për 50 dhe SPB Shkup për 24,4 për qind, ndërsa në sektorët e tjerë nuk janë regjistruar dallime më të mëdha. Rritja e veprave penale i referohet rritjes së veprave “lëndim trupor” për 25,6 për qind.

Në periudhën e analizuar, sipas kumtesës, janë kryer 389 vepra penale prej të cilave numri më I madh apo 67 për qind janë lëndime trupore dhe 30 për qind janë rrezik i sigurisë. Veprat e tjera penale janë: nga dy vrasje dhe privime joligjore nga liria dhe nga katër lëndime të rënda trupore dhe detyrime. Si autorë të veprave penale, në 93 për qind të rasteve paraqiten persona të gjinisë mashkullore.

Pjesa më e madhe e veprave penale apo 80 për qind janë kryer me përdorimin e forcës fizike apo kanosjeve. Autorët gjatë kryerjes së veprave penale në 95 për qind të rasteve kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.

Zvogëlimi i shkeljeve të kryera midis anëtarëve të familjes, sipas MPB-së, i referohet shkeljes “maltretimi tjetrit në banesë”, e cila është ulur në mënyrë drastike për 41,5 për qind, por janë zvogëluar edhe shkeljet e tjera.

Në 94 për qind të rasteve shkeljet i kanë kryer persona të gjinisë mashkullore edhe atë zakonisht bashkëshortët dhe djemtë, ndërsa në 26 raste autorët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, në 19 të tjera gjatë çrregullimit psikik dhe në një rast nën ndikimin e drogës, me ç’rast autorët zakonisht fizikisht apo verbalisht i kanë sulmuar të afërmit e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button