Rinia kokulur

Rinia, dinamika e vetme e një shteti e cila ndihmon për ngritjen e saj. Rinia, potenciali i vetëm për ndryshim. Rinia, shpresa e nje vendi dhe vlera e padiskutueshme e saj.

Po nese e keni ne dorë këtë “armë” e keni tërë botën, po në qoftë se kjo arma juaj është e hutuar dhe e raskapitur atëher ne dorën tuaj posedoni nje hiç të madh.

Atë qe armiqtë tonë nuk mundën të na bëjnë me tenka dhe topa, na bënë me një mjet tejet të vogël e cila mbahet në xhep dhe i harxhohet bateria shume shpejt, pra me telefona android, arritën të na e ulin kokën rinisë tonë për të mos ngritur edhe njëherë për çfarëdo problemi që ndodh.

Eshtë shumë shqetësuese mosinteresimi i rinisë për asgjë dhe harxhimi i kohës në gjera triviale, është shumë dëshpëruese kur e sheh një i ri kokulur me flegmantllëk maksimum e cila interesohet vetem për ndonjë mesazh ose like.

Jam i vetedishem se po behet nje shkrim pesimist mirepo nese nuk na del gjumi për të ngritur kokën lartë, kush do të na zgjojë për rikujtim?, ky shkrim aq sa pesimist, mund të jetë edhe optimist dhe motivues.

Preokupimi i jonë

Një i ri tek ne kohen e ditës po e shpenzon duke menduar se cfare të veshet në qytet dhe me kë do të del, ndersa në mbremje po ndodh akti final i deshirës(dalja në qytet) për të vazhduar të nesërmen të njejtin gjë. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Nuk po mundem të duroj kur po e shoh që i tërë energjia dhe preokupimi po harxhohet se si të argëtohet, nuk jam aspak kundër dëfrimeve, bile ata që më njohin e dinë. Por kjo është tejkalim e të gjitha normave.

Zgjidhja

Kam mësuar nga një afërm se hudhja e problemit pa zgjidhje është barabart me zero. Prandaj do të mundohem të ofroj një zgjidhje.

Unë mendoj se zgjidhja më e mirë do të ishte punësimi i rinisë pa marrë parasysh ne cfare vende pune, derisa ta gjej veten ne punen adekuate. Angazhimi me ndonjë punë do të na bëjë neve të rëndësishme tek vetja jonë dhe luftëtar për të bërë më të mirën.

Shpresoj se do te merret parasysh edhe nga institucionet e larta sepse nuk keni të drejtë të na leni neve në lloq kështu.

Kuptimi i qëllimit të jetës:

Natyrisht kjo mund të renditet si zgjidhja më e suksesshme dhe e shpejtë. Ne padyshim se nuk kemi adhur në jetë për të patur like’ e as share’. Ardhja jonë është shumë fisnike dhe krenare.

Jemi mëkëmbës në tokë dhe kjo gjë mjafton që njeriu kurrë mos ta ulë kokën, të kuptojë qëllimin e ardhjes së tij dhe ti jep kuptim jetës. Prandaj ju bëjë thirrje: neve nuk ka mundur të na ulë kokën asnjë armik, a do të na ulin telefonat android 15cm ?!

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button