Serbia po plaket

Shteti fqinj Serbia po plaket shpejt. Plakja e fuqisë punëtore përpos që po e rrezikon ekonominë e këtij vendi, rrezikon edhe
vitalitetin dhe përgjysmimin e serbëve. Serbia është vendi më i plakur në Evropë. Sheshi më i vjetër i Beogradit ‘Mbreti Mihajllo’ është i vetmi vend ndoshta në rajon ku mund të shihni një plakë mbi 70 vjeçe duke shitur akullore, apo të tjerë duke shitur piktura, duke bërë muzikë në rrugë për ta nxjerrë
bukën e gojës.

Statistikat shtetërore raportojnë se vetëm gjatë vitit të kaluar në 1500 vendbanime të Serbisë nuk ka lindur asnjë fëmijë. Përderisa një e treta e popullsisë është mbi 60 vjeç. Ndërsa mesatarja e përgjithshme e moshës së serbëve është 45 vjeç. Plakja e serbëve është e shpejtë dhe nga viti në vit vërehet dëmtim i vitalitetit, që rrezikon seriozisht ekonominë e Serbisë, përcjell televizioni publik. Sidomos të Serbisë Jugore ku mosha mesatare atje, është mbi 50 vjeç.

Buxheti i Serbisë është i stërngarkuar me pagat e pensioneve dhe ndihmat sociale që kryesisht shkojnë për të moshuarit, shumica prej të cilëve nuk kanë të as të afërm për t’u kujdesur për ta.
Enti i Statistikave në Beograd, vlerëson se nëse Serbia nuk i importon rreth 40.000 të rinj nga jashtë rrezikon që në vitin 2050… nga rreth 7 milionë sa janë sot të mbesin vetëm në 3 milionë e gjysmë banorë. Serbia sot është aq e vjetër sa një e treta e buxhetit shkon për pensione. Nëse për 15 vitet e ardhshme nuk gjendet gjak i ri nga jashtë, për ta siguruar forcën punëtore Serbia rrezikon seriozisht jo vetëm ekonominë e saj, por edhe vitalitetin e Kombit Serb.

Lajme të ngjashme

Back to top button