Flori i prekur nga Stresi

Në tregun e “mbipopulluar” të muzikës ajo që e bën të veçantë e ndryshe nga të tjerët një artist është mirënjohja dhe kjo nuk i ka munguar kurrë Stresit.

Në çdo intervistë të tijën ka treguar që Flori Mumajesi ishte personi që e udhehoqi drejt suksesit. Këtë e ka bërë kur ishte ne “Three Dots” e bën edhe tani që nuk është më pjesë e tij.

Arsyet e largimit të Stresit mund të jenë nga më të ndryshmet por e rëndësishme është që ai vazhdon të jetë mirënjohës ndaj Florit dhe këtë e ka konfirmuar në një intervistë në Vizion Plus.

Flori i prekur nga kjo intervistë e Stresit nuk ka ngurruar ta postojë atë në instagram duke falenderuar faktin që reperi nuk i harron bashkëudhëtarët.

Lajme të ngjashme

Back to top button