Elvana mbi 1 milion klikime në ‘Puthe’

Ende pa u bërë një muaj nga publikimi i saj në ‘Youtube’, kënga ‘Puthe’ interpretuar nga këngëtarja bukuroshe Elvana Gjata ka arritur t’i grumbullojë mbi 1 milionë klikime.

Në një postim që ka bërë në rrjetin social ‘Twitter’, Elvana me plot entuziazëm ka treguar se tashmë kënga arriti një milionëshin e klikimeve në ‘Youtube’. “+1mln views #PUTHEEEEEEEEEEE” shkroi Elvana.

Përveç që po ia dëgjojnë këngën, fansat e Elvanes profilin e saj në ‘Facebook’ po postojnë foto duke puthur më të dashurit e tyre dhe ky fakt e ka bërë të ndjehet mirë këngëtaren pasi që mesazhi i këngës është të sjellë dashuri dhe puthje tek njerëzit dhe përmes këtyre fotove ajo ka arritur që ta shohë se ky mesazh i saj tashmë ka arritur tek njerëzit.

Lajme të ngjashme

Back to top button