Shenjat që tregojnë se ai ju ka vetëm për aventurë

Ja disa nga shenjat, me anë të të cilave e kuptoi që personi që po shoqëroheni nuk kërkon lidhje
serioze:

1) Ju çon mesazhe vetëm në darkë vonë.
2) Nuk dëgjon me vëmendje gjërat që ju i thoni në lidhje me jetën tuaj.
3) Nuk i intereson nëse po kaloni një ditë të keqe.
4) Nuk shoqërohet me ju, por dilni vetëm kur bëni seks.
5) Di të thotë gjithmonë gjënë e duhur.
6) Nuk i keni takuar kurrë miqtë e tij…
7) …dhe as ai tuajët.
8) Vetën në 50% të rasteve vjen në aktivitetet që keni planifikuar.
9) Ai ka gjithmonë një justifikim se pse nuk mund t’ju takojë për të ngrënë një darkë apo për të
shkuar në kinema. Por, kur vjen puna tek seksi, ai pranon menjëherë.
10) Ju nuk jeni të sigurta nëse ai e di numrin tuaj të telefonit. Jeni gjithmonë ju ajo që i çoni
mesazhe ose e telefononi e para.
11) Ai dëshiron një marrëdhënie “të vërtetë”, derisa merr atë që do nga ju. Pastaj ikën me një
frymë!
12) Ka shumë vetëbesim…deri në mendjemadhësi. Ai e di që di ta luajë lojën dhe që do
përfundojë duke marrë atë që dëshiron.
13) Ai e ndan kohën me shumë vajza të tjera, prandaj mund të ngatërrojë detaje të jetës së tyre
me tuajën (Si nuk të pëlqen portokallia? A nuk është ngjyra jote e preferuar?)
14) E ka telefonin gjithmonë me vete…edhe në banjë.
15) Ka disa telefona.
16) Mund të jetë i martuar, por “i ndarë”. Kur e pyesni se përse nuk divorcohet sajon arsye nga
më të ndryshmet.
17) Nuk keni qënë kurrë në shtëpinë e tij: ai vjen në tuajën. Kur e pyesni, ai justifikohet se
shtëpia e tij po lyhet, nuk ka ende mobilje, etj.
18) Nuk ka emra tek numrat e tij të telefonit.
19) Ai nuk ju thërret asnjëherë me emri tuaj, por “zemër”. Kështu ai nuk i ngatërron emrin tuaj
me atë të ndonjë vajze tjetër.
20) Të gjitha bisedat me të kanë tone seksuale.
Burimi: Annabel/The Stir

Lajme të ngjashme

Back to top button