Strasburgu i bën testin gjyqësisë së Maqedonisë

Tre segmente të rëndësishme nga funksionimi i shtetit ligjor në Maqedoni: Feja dhe diskriminimi, Lustrimi dhe gjyqësia – në muajt e ardhshëm do të vendosen në test para Gjyqit evropian për të drejtat e njeriut në Strasburg, shkruan “Utrinski Vesnik”.

Pritet që gjyqi të deklarohet për rastin Vranishkovski si dhe për lëndën për lustrim që ka dorëzuar ish kryetari i Gjykatës kushtetuese, Trendafil Ivanovski, po dhe për sistemin e shkarkimit para Këshillit gjyqësorë që kanë ngritur disa ish gjykatës maqedonas, mes të cilëve edhe gjykatësja e Apelit Violeta Duma dhe kryetari i Gjykatës së Apelit në Shkup, Jordan Mitrinovski.

Agjenti qeveritarë që përfaqëson Maqedoninë në Gjykatën në Strasburg, Kostadin Bogdanov për “Utrinski” shpjegon se lëndët e fundit të dorëzuara për përgjigje nga Strasburgu, dhe të cilat gjenden në fazën finale, “mund të grupohen në tre grupe të lëndëve”.

Grupi i parë i lëndëve, siç thotë ai, ka të bëjë me praktikën e pabarazisë gjyqësore nëpër të katërt gjyqet e Apelit, ku gjyqet faktikisht në gjendje të njëjtë, ndryshe kanë përdorur materialet e drejtësisë, madje edhe deri në nivel të vendime të ndryshme diametrale.

“Në atë linjë është edhe vendimi i Stoilkovskës kundër Republikës së Maqedonisë, ndërsa kemi edhe disa lëndë për t’i shqyrtuar. Problemi posaçërisht pasi që është hequr ilaç juridik – kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Ligjin për procedurë të rasteve gjyqësore, kështu që për momentin nuk kemi mekanizëm që do të barazonte praktikën gjyqësore”, thekson Bogdanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button