Shtrohet nevoja për një strategji të re për të shpëtuar Marrëveshjen e Ohrit

Në përvjetorin e 13 të Marrëveshjes së Ohrit, gjithnjë e më tepër potencohet nevoja për një strategji të re të implementimit të saj.

Më shumë se një dekadë ishte e pamjaftueshme për të bërë një analizë më precize për të arriturat e kësaj marrëveshje. Disa analistë vlerësojnë se nuk ka asgjë të precizuar mirë në raport me atë se çfarë duhet të arrihet dhe mënyrën se si mund të realizohet ajo.

Alajdin Demiri, thotë se në aspektin etnik rrallë kush mund të jetë I kënaqur sepse gabimisht u fillua. Sipas tij u nis që të kërkohet fitues dhe humbës, kur kërkohet kjo nuk mund të ndërtohet as marrëdhënie stabile po as shtet stabil.

“Politikanët nga ruajtës të të drejtave etnike u shndërruan në menaxhues të tensioneve etnike, kur ato janë të nevojshme si nëj instrument për të arritur qëllimet politike. Një menaxhim i tillë më duket se është nga frika e BDI-së dhe hipoteka se një herë bëri një luftë dhe nuk guxohet që edhe një herë të lejohet ajo.

Analisti politik Sasho Kekenovski, thekson së është nevoja e një shikimi të ri, i një analize cfarë funksionon dhe dhe cfarë jo dhe si në periudhën e ardhshme 5- 10 vjet të përmirësojmë funksionimin.
“ Do të jetë një gabim i madh nëse Marrëveshja e Ohrit, sillet vetëm në nivelin e përfaqësimit adekuat sepse edhe segmentet tjerë janë shumë të rëndësishëm”, tha Kekenovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button