Xhemaili i Milanit?

Blerim Xhemaili do të jetë shqiptari radhës që do të ndryshojë skuadër. Pas Valon Behramit te Hamburgu, Shkodran Mustafit te Valencia, është tani Xhemali që po ndryshon ambient.

Sipas ekspertit të transferimeve në Itali, Gianluca di Marzio, shqiptari nga Maqedonia ka arritur marrëveshje me Milanin, për t’iu bashkangjitur skuadrës që drejtohet nga Pippo Inzaghi.

Di Marzio shkruan se Rossonerët do t’i paguajnë Napolit pesë milionë euro për Xhemailin, i cili nuk po bënë pjesë në planet e trajnerit Rafael Benitez.
Xhemaili, për të cilin e interesuar ishte edhe Sevilla, do t’i fitojë rreth 3 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button