LSDM-ja kërkon të zbardhet enigma e përmendoreve të reja për projektin “Shkupi 2014”

“Nikolla Gruevski, duke e pasur parasysh se ju jeni me prejardhje nga Krushoradi, Maqedonia e Egjeut, a jeni ju njëri ndër donatorët anonim të pesë përmendoreve që duhet të vendosen në qendër të Shkupi”? Është njëra ndër pyetjet që LSDM bën nëpërmjet nënkryetarit të saj Damjan Mançevski.

Mançevski sqaroi se në rrjedhë janë punët ndërtimore për vendosjen e pesë përmendoreve të reja që qyteti i Shkupit i ka marrë si donacion. LSDM nëpërmjet mediumeve si dhe në mbledhjen e Këshillit partiak ka shtruar një sërë pyetjesh konkrete në lidhje me prejardhjen, vlerën dhe burimin financiar të këtyre përmendoreve.

LSDM vlerëson se adresa e vërtetë për përgjigjen e këtyre pyetjeve është vetë kryeministri Nikolla Gruevski.

LSDM shtron këto pyetje:

Sa është vlera e donacionit për përmendoret? Kush është autori i përmendoreve? Kush janë burimet financiare?

LSDM-ja , vlerëson se tani duhet të përgjigjet ai I cili qëndron prapa projektit “Shkupi 2014”.

Lajme të ngjashme

Back to top button