Tetovë dhe Shkup, dy të lënduar përfundojnë në spital

Një 20 vjeçar nga Tetova është lënduar në një rrahje që ndodhi në lagjen Blloku-82, informon policia e Tetovës. I lënduari U.A është dërguar në spitalin e Tetovës nga banorët e lagjes dhe është mbajtur për mjekim të mëtejshëm.

Me thikë është lënduar edhe 30 vjeçari S.S nga Siria i cili është lënduar në Qendrën për të huaj në Vizbeg të Shkupit, njofton MPB. Ai është lënduar nga një bashkatdhetarë më i moshuar se ai. I lënduari është dërguar në spital ndërsa policia po heton rastin.

Lajme të ngjashme

Back to top button