Vërshimi i gurëve bllokoi për një orë rrugën Shipkovicë-Brodec

Mbrëmë rreth orës 22.00 është bllokuar rruga Shipkovicë-Brodec nga rrëshqitja e dheut pas shiut të rrëmbyeshëm që kaploi Tetovën dhe disa vende tjera në Maqedoni. Qindra qytetarë të fshatrave të Malësisë së Sharrit kanë mbetur të bllokuar mbi 1 orë deri në momentin kur kompania tetovare NB-Company ka intervenuar për të zhbllokuar rrugën ku më pas qytetarëve ju është mundësuar qarkullimi i lirë.

Sipas qytetarëve shiu i rrëmbyeshem kishte hedhur në rrugë gurrëz të mdhej që bllokoi rrugën e shumë qytetarëve të Malësisë.

Ndryshe shiu i rrëmbyeshëm ka vështirësuar qarkullmin në qytet si dhe disa lagje në Tetovë ku u bllokuan nga mosfunksionimi i kanalizimit dhe shiut të rrëmbyeshëm.

Moti i keq përfshiu edhe disa qytete në Maqedoni. Shkupi u përfshi nga cikloni “Branko” me erëra të fuqishme dhe shi të rrëmbyeshëm duke neutralizaur gjithë qytetin.

Lajme të ngjashme

Back to top button