Shkup, eksplodime afër objektit të Universitetit shtetëror

Mbrëmë rreth mesnatës, Agjencia e Sigurimit që siguron i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” ka lajmëruar policinë se janë dëgjuar dy shpërthime brenda parkut të universitetit. Menjëherë pas lajmërimit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke vërtetuar se nuk ka asnjë të lënduar dhe as dëme materiale. Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbetjet nga shpërthimet, dhe policia ka nisur shqyrtimin e tyre. Pas inspektimit të vendit, paraditen e sotshme policia ka gjetur edhe një tjetër mjet shpërthyes, të cilin e kanë aktivizuar për të shmangur rrezikun.

“Inspektimi vazhdoi edhe sot. Në afërsi të hyrjes së universitetit u gjet edhe një montim i përgatitur për shpërthim, i cili nuk ishte aktivizuar. Ai u mor në hetim të mëtejshëm. Mjeti i tretë i sotëm u aktivizua në vendin e ngjarjes nga njësiti për anti terrorizëm, për arsye sigurie”, deklaroi Ivo Kotevski, Zëdhënës i MPB-së.

I pyetur nga gazetarët, nëse vallë eksplozivet e mbrëmshme ishin mesazh për Gjykatën apo paralajmërim për sulm më të madh terrorist, Ivo Kotevski u përgjigj me gjakftohtësi.

 “Nuk mund të them, pasi më afër është universiteti. Duam të jemi më të saktë…mjetet janë aktivizuar në parkun e universitetit. Përsëris se nuk ka të lënduar, nuk ka dëme materiale. Se për çfarë bëhet fjalë, do të shohim pas hetimeve vijuese”, tha Ivo Kotevski, Zëdhënës i MPB-së

Lajme të ngjashme

Back to top button