Ja si t’i zgjatni sa më shpejt flokët

Zbuloni disa mënyra te thjeshta sesi mund t’i rrisni me shpejt flokët. Nuk ka zgjedhje mrekulli, por një ndihme sado e vogël është e vlefshme.

Durimi është një virtyt i çmuar dhe për me tepër kur je duke pritur te të rriten flokët. Megjithatë ka disa gjera te cilat mund te na ndihmojnë qe zgjatja te përshpejtohet.

Ushqimi

Ushqimi, ashtu si për çfarëdo, ka një rol te madh edhe ne rritjen e flokëve. Konsumoni sa me shume proteina, arra, peshk dhe avokado.

Suplemente

Neper farmaci ka lloje te ndryshme suplementesh te marra nga goja te cilat mund te favorizojnë rritjen me te shpejte te flokëve.

Prisni here pas here majat

Zakonisht flokët rriten rreth 1cm çdo muaj. Nëse i prisni po aq ne dy muaj do e shihni qe ato do ju rriten me shpejt. Po nuk i pretë, ka rrezik qe flokët te dëmtohen dhe te këputen me lehtësisht.

Me pak larje

Rekomandohet qe flokët te lahen vetëm 2 here ne jave. Kjo mund te jete fillimisht e vështirë, por flokët do mësohen. Mire është qe te kur i lani me shampo te mos i fërkoni shume majat dhe duhet te përqendroheni me tepër tek rrënja.

Masazh lëkurës se kokës

Masazhet jo vetëm qe largojnë qelizat e vdekura, por stimulojnë qarkullimin e gjakut ne lëkure dhe përshpejtojnë rritjen e flokëve.

Kujdesi i duhur

Qe flokët te zgjaten duhet te jene edhe te shëndetshëm. Përdorni produkte cilësore, mundësisht natyrale dhe pa paraben apo silikon. Shmangni tharjet me shume nxehtësi, shmangni pjastrat apo edhe mashat. Përdorni rregullisht maska, mos përdorni zbardhues dhe kurrë mos i krihni flokët kur janë ende te lagur.

Burimi: Pour elles

Lajme të ngjashme

Back to top button