Shoshiq i frikësohet kërcënimeve serbe, nuk luan për Kosovën

Aleksander Shoshiq është kërcënuar nga profilin e tij në Facebook pas deklaratave se do të luajë për Kosovën.

Futbollisti serb i Dritës, Alesander Shoshiq, ka ‘ngrënë’ fjalët e tij pas kërcënimeve që mori në rrjetin social Facebook.

Shoshiq për Zëri theksoi se do të luante me Përfaqësuesen e Kosovës një ditë, mirëpo sot ai thotë se dëshira e tij e parë është Serbia.

“Unë kam thënë se është mirë të luaj për skuadrën një ditë, kur gjërat të normalizohen dhe FIFA ta pranojë përfaqësuesen. Kjo është e vërteta”, u shpreh Shoshiq pas kërcënimeve.

“Unë jam krenar që vijë nga Serbia dhe do të luaja për Serbinë”, shtoi tutje futbollisti serb.

Lajme të ngjashme

Back to top button