Në hyrjen të rajonit të Tetovës, lumi Vardar shumë i ndotur

Sipas matjeve të fundit të Qendrës për shëndet publik – Tetovë, ujërat e Vardarit janë në shkallën e dytë të ndotjes, në hyrjen të rajonit të Tetovës.

Në dalje nga Tetova, përsëri, për shkak të punimit të disa kapaciteteve industriale të cilat nuk kanë filtër për pastrim, janë matur ndotje të cilat e kategorizojnë lumin në shkallën e 5-të, transmeton Tv Kiss.

Tetovarët kërkojnë kontroll më të madh në punimin e kapaciteteve industriale, po edhe marrjen e masave në filtrat për ujërat e ndotura.

Nga ministria për mjedis jetësor thuan se në vijim është përgatitja e dokumentacionit teknik për ndërtim të stacionit për pastrimin e ujit në Tetovë në lumin Vardar. Por ndërtimi planifikohet të fillojë në vitin 2018, ndërsa deri atëherë ndotja mikrobiologjike në Vardar sipas gjitha gjasave do e kalojë edhe shkallën e 5-të, thotë Tv Kiss.

Lajme të ngjashme

Back to top button