Plazhet publike në Strugë kanë të përcaktuara rregullat

Plazhet publike në qytetin e Strugës kanë të përcaktuara rregullat dhe mënyrën e shfrytëzimit të tyre. Tashmë në disa nga këto plazhe janë vendosur tabelat informuese me këto rregulla. Për të gjithë shfrytëzuesit e plazheve, portaliDRINI.mk ju përcjell rregullat e përgjithshme të plazheve publike të Strugës të cilat janë si më poshtë.

– Lëvizja e motoskafeve dhe skuterëve në distancë më të vogël SE 300 metra është e ndaluar me ligj,
– Plazhi është publik, nuk paguhet hyrja,

– Hapësira për larje në liqen, është e rrethuar me litar për shkak të sigurimit të notuesve nga objektet lundruese,

– Në plazh ka shërbim të trajnuar shpëtues nga kryqi i kuq i Maqedonisë,

– Në plazh ka internet ajror falas

– Në plazh ka hapësira të organizuara për shfrytëzim me çadra dielli dhe hapësira për tu shfrytëzuar me rekuizita personale,

KËSHILLA PËR VIZITORËT

Vizitorët detyrohen ti respektojnë, rregullat e përgjithshme dhe të kontribuojnë në mirmbajtjen e rendit dhe higjienës në plazh.

-Të mos lëshojnë ujra të zeza në liqen

-Të mos hedhin mbeturina,

-Të mos futen në plazh me automjete

-Të mos fusin në liqen kafshë.

Lajme të ngjashme

Back to top button