Serbia, lobim kundër Gjermanisë e Britanisë për bisedime pa Kosovën

Serbia do të përpiqet që të mbledhë front sa më të gjerë vendesh që do të kundërshtonin kërkesën Gjermanisë e të Britanisë që bisedimet e Beogradit me Brukselin të fillojnë me hapjen e kapitullit për Kosovën Gazeta „Novosti” shkruan se qëllimi i Beogradit është që në versionin final të kornizës biseduese për të cilën duhet konsensusi në Bruksel, të mos futet e gjithë “pakoja gjermano-britanike me nëntë pika por që të paktën ajo të zbutet, transmeton koha.

Serbia do të përpiqet që të lobojë që të mos hapet kapitulli 35, ai për Kosovën dhe që normalizimi i marrëdhënieve Beograd-Prishtinë të mos pengojë fillimin negociatave për fusha të tjera, dhe, do të kërkojë gjithashtu, që ngecja eventuale në normalizim të mos e pengojë gjithë procesin negocues me BE-në.

Gazeta Novosti, shkruan se shumë vende, e jo vetëm pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk pajtohen me kushtet gjermano-britanike e shefat e diplomacive të vendeve të BE-së më 30 shtator do të bisedojnë për këtë çështje.

Këtë e ka thënë dje në Beograd shefi i diplomacisë sllovake në Beograd.

Lajme të ngjashme

Back to top button