Qarkullimi pa ndalesa, nëpër rrugë të pastra dhe të thata

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa dhe kufizime, nëpër rrugë të thata dhe të pastërta.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë -Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Koçan – Dellçevë dhe Berovë – Vinicë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje,  nga vendi. Ky informacion vlen vetëm për vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button