“Mbrojtja e Markës së Produkteve nga Bashkëpunimi Ndërkufitar”

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) realizoi takimin e dytë për inaugurimin e Projektit: “Mbrojtja e Markës së Produkteve nga Bashkëpunimi Ndërkufitar” të cilin do ta realizojë në partneritet me Zyrën Shtetërore për Pronësi Industriale të Republikës së Maqedonisë dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Patentimit dhe Markave të Republikës së Shqipërisë në kuadër të thirrjes së 3-të për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë Shqipërisë, Programi IPA 2007-2013, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Ky Projekt do të realizohet në rajonin e Pollogut dhe të Maqedonisë Jug-Perëndimore, duke përfshirë qytetet:  Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Strugë dhe Ohër, ndërsa nga ana e Shqipërisë, qytetet e Korçës dhe Dibrës. Projekti ka filluar më 2 qërshor të vitit 2014, dhe do të zgjasë deri më 2 dhjetor të vitit 2015, gjegjësisht, 18 muaj.

Drejtori Ekzekutiv i OEMVP-së, z. Arben Halili hapi evenimentin, duke mbajtur fjalimin përshëndetës. Ai foli rreth Projektit dhe përparësive që iu sjell kompanive mbrojtja e markës.

“Qëllimi jonë është ngritja e vetëdijes së kompanive për mbrojtjen industriale në punën e tyre afatgjate dhe mbrojtjen e produktit me ceritifikim të markës, si një mundësi për t’i rezistuar konkurrencës së pamërshirshme globale”, tha mes tjerash z. Halili.

Z. Ali Asani, Këshilltar Shtetëror në Zyrën Shtetërore për Pronësi Industriale të Republikës së Maqedonisë foli përpara përfaqësuesve të pranishëm të kompanive dhe mysafirëve tjerë më hollësisht rreth të dhënave nga Enti, dhe sqaroi procedurat e mbrojtjes së markës dhe patentës.

Prezantimin e Projektit e bëri z-sh Mirushe Xheladini, Koordinatore e këtij Projekti. Ajo prezantoi më hollësisht objektivat, aktivitetet, grupet qëllimore dhe rezultatet e pritura nga Projekti.

Në takim moren pjesë përfaqësues të kompanive anëtare të OEMVP-së nga rajoni i Maqedonisë Perëndimore.

Lajme të ngjashme

Back to top button