Edi Rama mbyll universitetet private, Ministrja e Arsimit e diplomuar në një prej tyre
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë publike sot rezultatet e Raportit të verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në Institucionet e Arsimit të Lartë, publike e private në vend.
Sipas këtij raporti ka shumë universitete që nuk i plotësojnë kriteret ndaj dhe do merren masa për secilën prej tyre. Kështu Ministria e Arsimit në Shqipëri i ka propozuar Këshillit të Ministrave të mbyll dhe të pezullojë disa universitete si publike dhe private, te cilat nuk i plotësojnë kriteret, 17 janë gjithsej.
Por paradoksi qëndron në faktin se në një nga këto universitete private, pikërisht në Albanian University është diplomuar në korrik të vitit 2010-të, edhe vetë ministrja e Arsimit Linidita Nikolla, e cila ka një master në Administrim Publik, drejtimi Pushtet Ekzekutiv.
Të gjitha këto të dhëna janë të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, ku flitet për kurrikulumin e ministres Nikolla. “Znj.Nikolla, në korrik 2010, ka kryer studimet Master në Administrim Publik, drejtimi Pushtet Ekzekutiv pranë AlbanianUniversity dhe në vitin 1989 ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, dega Matematikë, Universiteti i Tiranës,” thuhet midis të tjerash