“Nuk luaj nga vendi derisa nuk më pranon mjeku”

Edhe pse kanë kaluar një vit pasi kontrollimet tek specialisti caktohen në internet me sistemin ‘Termini im” dhe më shumë muaj pasi është vendosur rregulla, në vend se të mjekët amë t’ju caktojnë kontrolle te specialisti dhe ato mos të shkojnë nga njëra në tjetrën ordinancë, ende ka njerëz të sëmurë që shëtitën nëpër shtëpi shëndetësore duke harxhuar kohë dhe nerva.

Në spitale dhe klinika pothuajse çdo ditë ka zënka mes personelit dhe pacientëve. Disa ankohen për mjekë të papërgjegjshëm që nuk i kanë caktuar kontrollet me kohë ndërsa të tjerët ankohen për pacient agresiv dhe pa kulturë.

Në Ministrinë e shëndetësisë thonë se ende po bëhen gabime gjatë caktimit të terminit, ndërsa që këto probleme të anashkalohen është vendosur edhe sistemi për SMS porosi i cili do ti informoj mjekët për risitë, që ta lehtësojnë punën e tyre dhe të pacientëve.

Por mjafton vetëm një shëtitje e vogël nëpër spitale dhe klinika që të kuptosh gjendjen në përgjithësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button